Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha ka thënë se gjuha e anëtarëve të VV’së drejt kryetares së KQZ’së, Valdete Daka është kërcënim i hapur ndaj institucioneve.
Ish-komandanti i UÇK’së, ka thënë se format e tilla të kërcënimeve tregojnë pretendime të hapur për instalimin e diktaturës.
“Kjo është kërcënim i hapur i institucioneve dhe vetë sistemit shtetërorë e ligjorë dhe vet demokracinë. Pra një vullneti të pretenduar ende pa ndodhur as vet zgjedhjet që duhet ta artikulojnë përmes votës këtë vullnet.Këto forma të kalimit mbi ligjet themelore dhe aplikative të vendit duke i sfiduar me “gjykimin dhe vullnetin” e popullit si nocion, tregojnë pretendime të hapura për instalimin e “diktaturës se proletariatit” si kategori e pushteteve popullore komuniste të pasluftës së dytë botërore”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.