Kandidati i VV-së për deputet thotë se është sulmuar fizikisht

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Selman Sokoli, ka thënë se sot në orët e mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sokoli deklaroi se të dyshuarit mund të jenë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare.

“Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se rastin e ka raportuar edhe te organet e rendit.

Sipas tij personat e dyshuar janë arrestuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Aktualisht kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave për kandidatë për deputetë, Selaman Sokoli ka marrë 5 mijë e 680 vota.

Të ngjashme