Kandidati për deputet nga PDK-ja, Petrit Hajdari, ka uruar nxënësit kosovar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Hajdari, ka thënë se investimi në dije është investimi më fisnik që mund ta bëjë një popull.
Postimi i tij:
Miq të dashur,
Sot shënohet një ditë e rëndësishme për vendin tonë: fillimi i vitit të ri shkollor. E quajta ditë e rëndësishme për vendin jorastësisht. Investimi në dije është investimi më fisnik që mund ta bëjë një popull për ta ndjekur të ardhmen e vet të ndritshme. Të gjithë fëmijëve dhe mësimdhënësve që sot e fillojnë vitin e ri shkollor, si edhe djalit tim, Erdit, iu uroj një udhëtim sa më të këndshëm drejt dijes.
Fëmijëve që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës, iu drejtohem me urimin më të sinqertë e premtimin më të thellë se për të ardhmen e tyre do të bëjmë gjithçka që mundemi. Kosovën do ta bëjmë vend më të mirë, jo pse kjo është meritë, por pse është borxh pikërisht ndaj këtyre fëmijëve.