Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Loshi ka thënë se në vend të akademisë, të hapet Qendra e ideve inovatore.
“Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, ka shkruar Loshi.