Kandidati për president të Kilit, Gabriel Boric, bartës i listës së koalicionit të majtës dhe njëri prej favoritëve në zgjedhje, ka njoftuar dje se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 duke u vetëkarantinuar, vetëm tri pas kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Në një postim në Twitter, kandidati i qendrës së majtë dhe ish-lideri i studentëve, ka thënë se ka rezultuar pozitiv duke i telefonuar të gjithë personat që i kontaktoi që ta ndjekin protokollin anti-COVID, transme, transmeton Telegrafi.
35-vjeçari, lider i koalicionit të gjerë të majtës, Frente Amplio, që përfshin edhe komunistët, si masë preventive ka shkuar në izolim pasi vërejti se ka temperaturë, e izolimi është problem i madh për ekipin e tij në prag të zgjedhjeve të 21 nëntorit.
Sipas anketave parazgjedhore, Boric qëndron menjëherë pas kandidatit konservator Jose Antonio Casta, e një sërë hulumtimesh i japin përparësi dhe mundësi tjetër në raundin e dytë në dhjetor.
Kujtojmë që këto janë zgjedhjet e para presidenciale pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit dhe privatizimit, që shkundën vendin në vitin 2019 dhe në fillim të 2020.