Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Kumrije Sahiti, bashkë me struktura të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe te varri i kolonel, Ahmet Krasniqit, raporton Ekonomia Online.
Ajo me bashkëpartiakët kanë kujtuar kolonel Krasniqin në 21-vjetorin e vrasjes së tij.
Nderime i kanë bërë edhe Presidentit Ibrahim Rugova në “Ditën e Paqes”, duke e quajtur atë si simbol të paqes.