Kandidatja për deputete në listën e LDK-së, Ganimete Ismajli, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 36, ka thënë se ky subjekt politik është për shtet të së drejtës, për qeverisje të mirë dhe për miqësi dhe partneritet të përhershëm me ShBA-të dhe BE-në.
“Për shtet të së drejtës; Për qeverisje të mirë; Për drejta të barabarta; Për kultivim dhe mbrojte të vlerave të LDK-së; Për mbrojtje të parimeve së shtetësisë së Kosovës, në miqësi dhe partneritet të përhershëm me ShBA-të dhe BE-në. Lidhja #36”, ka shkruar Ismajli në llogarinë e saj në “Facbook”.