Partia Demokratike e Kosovës, pas aderimeve të analistëve dhe profesorëve, ua ka siguruar nga një numër shumicës së prurjeve të reja në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
PDK, në listën e kandidatëve për deputetë, numrin 13 ia ka rezervuar ish-Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj. Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, për, siç thoshte ai, “mos-përformancë”.
Në anën tjetër, numrin 16 kryesia e PDK’së, në koordinim me degët e partive nëpër qytete, ia kanë dhënë ish-deputetit nga radha e LDK’së, Ramiz Kelmendit.
Po ashtu, ish-analistëve të aderuar në PDK, iu ka lënë renditje në mesin e 30 kandidatëve. Faston Abdullahu bart numrin 31, teksa Ardian Kastrati numrin 32.
Ndërkaq, profesorit universitar, Arben Fetoshi, i aderuar së fundmi në Partinë Demokratike, ka marrë numrin 41.
Në anën tjetër, në mesin e prurjeve të reja, janë kështu siç vijojnë: Sylejman Çerkezi me numër 19, Skender Ukaj me numër 47, Asllan Bajrami me numër 59 dhe Arben Dautaj me numër 79.
PDK jashtë listës e ka lënë edhe ish-Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, i cili së fundmi iu rikthye partisë.