Kandiq e prerë: KFOR-i t’i heqë urgjentisht barrikadat nga veriu

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka thënë se KFOR-i duhet në mënyrë urgjente t’i largojë barrikadat në veri të Republikës së Kosovës.

“KFOR-i të largojë urgjentisht barrikadat nga veriu i Kosovës”, ka shkruar Kandiq.

Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko…
Veriu i Kosovës ka më shumë se dy javë që vazhdon të mbetet i bllokuar si rezultat i barrikadave që janë vendosur në rrugët kryesore nga serbët lokalë.

Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë jashtë funksionit për shkak të bllokimit të rrugëve.

Barrikada të reja janë vendosur edhe sot, një nga to në veri të Mitrovicës brenda zonës urbane.

Ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur sulme të vazhdueshme kundër gazetarëve që raportojnë nga ajo pjesë e Kosovës, raporton Express.

Negociatat për heqjen e barrikadave janë duke vazhduar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it. Ende s’ka asgjë konkrete nga takimi i fundit që Kurti ka zhvilluar me numrin një të KFOR-it në Kosovë.

Të ngjashme