Tottenhami do të jetë pa sulmuesin kryesor, Harry Kane deri në muajin prill.
Klubi londinez ka konfirmuar se Kane do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të lëndimit në gjurin e tij të majtë.
Kane ishte lënduar në humbjen prej 1 me 0 nga Southamptoni në ditën e fundit të vitit 2019.
E tani Tottenhami pritet të hyjë në garë për ndonjë sulmues, për ta zëvendësuar anglezin e lënduar.
Kujtojmë se Tottenhami është lidhur edhe me transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.Koha.Net.