Kanë mbetur vetëm ehe dy ditë për t’i ndihmuar studentit të UBT-së, Benart Shala, për të jetësuar ëndrrën e tij që ta dalë fitues nga gara ndërkombëtare e arkitekturës, pjesë e të cilës janë 100 arkitektë të rinj nga e mbarë bota.
Projekti i tij, “Arkitektura nën efektin e fluturës” është përjetim ndryshe i arkitekturës në të ardhmen, të cilin e nxori në pah për afro tetë muaj.
“Platforma e arkitektëve të ardhshëm” është një garë ndërkombëtare, me seli në Lubjanë të Sllovenisë, që mbledh idetë e arkitektëve, të cilët do të ndërtojnë qytetet e Evropës në vitet në vijim.
Ju mund të votoni për projektin e Benartit duke klikuar në opsionin “I like this”, që gjendet në linkun: