Kane zgjedh Bayernin para Manchesterit

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka marrë vendim për t’u larguar nga skuadra e Tottenhamit në këtë afat kalimtar.

Thuhet se Kane tashmë ka njoftuar Tottenhamin dhe mësohet se ka zgjedhur ekipin se ku do ta vazhdojë karrierën. 29-vjeçari pritet t’i bashkohet Bayern Munichut, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën.

Për Bayernin, Kane ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit dhe ekipi gjerman tashmë ka nisur kontaktet me Tottenhamin për lirimin e tij.

Bayerni ka kohë që ka shprehur interesim për Kanen dhe është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij. Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa edhe edicionin e fundit ka treguar formë të mirë, ku shënoi 32 gola në të gjitha garat.

Të ngjashme