Edhe pse është një nga erëzat më të famshme dhe më të përdorura në botë, shumë pak njerëz e dinë senga vjen kanella.
Ajo është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinë pasi mund të përdoret në mënyrë perfekti me të shumë pjata, qofshin ëmbëlsira apo edhe të kripura. Përveçse është shumë e shijshme kanella është edhe shumë e shëndetshme, pasi trupi ka një mori përfitimesh prej saj.
Kanella nuk përdoret vetëm në kuzhinë por edhe në fushën e bukurisë. Duke patur një përdorim kaq të gjerë lind natyrshëm kurioziteti se nga vjen kjo erz kaq fantastike, si prodhohet ajo?
Kanella bëhet nga lëkura e disa pemëve që janë pjesë e familjes Cinamomum. Procesi i prodhimit të saj përfshin disa hapa. Fillimisht fermerët e ndajnë lëkurën nga trungu i pemës, më pas ata e pastrojnë atë nga jashtë dhe nga brenda. Kur lëkura e pastruar e pemës thahet, ajo mblidhet në formë roleje, në mënyrë natyrale, ma pas shkopinjtë e kanellës priten ose shtypen dhe formojnë pluhurin e kanellës.
Është krijuar një ide e gabuar e njerëzve se kanella prodhohet vetëm nga një lloj peme, por në fakt janë disa lloje pemësh nga të cilat ajo prodhohet.
Rreth 80% e sasisë së kanellës që prodhohet në botë, prodhohet në Sri Lanka, pjesa tjetër prodhohet në Indonezi, Kinë, Vietnam dhe Burma.