Thuajse të gjithë dëshirojnë që me një kafshatë të vetme të një ushqimi të caktuar, çdo yndyrë e padëshiruar në trupin e tyre do të shkrihej menjëherë. Në një botë ideale, kjo do të ndodhte, por këtu në planetin Tokë, duhet pak kohë dhe përpjekje për ta arritur një gjë të tillë.
Ajo që hani padyshim që luan një rol të rëndësishëm në heqjen e dhjamit, dhe ekzistojnë disa ushqime që do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë qëllim të dëshiruara më shumë se të tjerët.
Nëse vërtet synoni ta shtoni një ushqim në dietën tuaj ditore të cilit i besonbi se do t’ju ndihmojë ta shkrini yndyrën më shpejt, ne e kemi një propozim për ju. Ajo është kanella.
Po, kjo erz që ka shumë të ngjarë gjendet vazhdimisht në kuzhinën tuaj, e gatshme për t’u përdorur si pluhur në një tas me bollgur, të përzihet në pak kos, të konsumohet me mjaltë në mëngjes apo me një filxhan kafeje, në fakt është ushqimi apo erëza adekuate për shkrirjen e dhjamit.
Një studim i publikuar në revistën “Clinical Nutrition”, zbuloi se konsumimi i kanellës ndikon ndjeshëm në masat e mbipeshës. 786 persona të rritur u përfshinë në këtë studim dhe rezultatet dolën të jenë shumë premtuese. Ato treguan se administrimi i kanellës zvogëloi ndjeshëm peshën e trupit, indeksin e masës trupore, perimetrin e belit dhe masën dhjamore tek subjektet kur administrua për 12 javë rresht.
Dhe kjo nuk është e tëra.
Në vitin 2017, studiuesit në Universitetin e Michiganit zbuluan se kanamaldehidi, një vaj esencial që i jep aromë kanellës, përmirëson shëndetin metabolik duke vepruar drejtpërdrejt në qelizat dhjamore. Parimisht ajo i bënë qelizat dhjamore të fillojnë ta djegin energjinë përmes një procesi të quajtur termogjenezë. Duke aktivizuar termogjenezën, fillon procesi i djegies së dhjamit. Pra, është e lehtë të kuptosh pse kanella mund të shihet si një lloj arma e fshehtë. Të paktën kur bëhet fjalë për zvogëlimin e peshës dhe djegien e dhjamit.
Kanella në fakt ndihmon edhe në përmirësimin e aspekteve tjera të shëndetit tuaj. Ajo vepron si prebiotik, i cili promovon rritjen e baktereve të mira në zorrë. Kanella mund të ndihmojë në përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak tek njerëzit me prediabet dhe, nga ana tjetër, ndihmon në ngadalësimin e avancizmit të prediabetit në diabetin e tipit 2.
Kanella me të vërtetë është dhurata që vazhdon të japë çdo ditë e më shumë për shëndetin. Ajo e bënë trupin tuaj ta shkrijë yndyrën, dhe mund t’ju ndihmojë ta mbani të shëndetshëm në plan afatgjatë. Prandaj u sugjerojmë ta përdorni kanellën në gjithçka që e hani apo pini.