Në rrugën “Edit Durham” në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person i dyshuari, i cili kishte kanosë dy zyrtarët policor të cilët në kryerje të detyrës zyrtare dhe i njëjti e kishte sulmuar një person, i cili me automjet transportues kishte qenë duke i konfiskuar veturën e të dyshuarit.
“Është konsultuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet për gjashtë orë e më pas të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.