Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy gazetarë janë kanosur gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudarë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.
Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se serbët lokalë në këtë pjesë tashmë kanë bllokuar rrugët duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sulme të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të EULEX-it dhe gazetarëve.