Dy persona janë kanosur në Graqanicë nga dy të dyshuar të cilët janë arrestuar nga policia.
Lidhur me rastin është bastisur banesa e njërit të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.