Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se në dy fshatra të të regjionit të Prishtinës janë malltretuar dhe kanosur dy gra nga burrat e tyre.
Një rast ka ndodhur në fshatin Magure të Lipjanit, ku i dyshuari në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, i njëjti është arrestuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Letanc të Podujevës, ku një burrë dyshohet se ka kanosur gruan e tij, i dyshuari është arrestuar.
Njoftimi nga policia:
Magure, Lipjan / 30.12.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Letanc, Podujevë / 30.12.2023 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.