Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq është kanosur verbalisht nga dy persona me inicialet S. J. dhe Z. J., babë e bir, që të dy nga fshati Grnçar i kësaj komune.
Policia bën me dije se pas marrjes së këtij informacioni kanë ndërmarrë veprimet eoperative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të involvuar në të.
Sipas forcave të rendit, sulmi verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Kllokotit dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit.
Dyshohet se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Të gjitha veprimet policore lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.”, njofton Policia.