Një burrë i komunitetit serb ka informuar policinë se dje nëpërmjet rrjetit social Facebook është kanosur nga një i dyshuar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.