Kanoset një polic në Rahovec, shkak shqiptimi i një gjobë në trafik

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është kanosur dje në Rahovec. Sipas policisë, deri tek rasti ka ardhur pas shqiptimit të një gjobe në komunikacion.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec / 09.10.2024 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me një gjobë komunikacioni, ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme