Është kanosur një zyrtar policor dje në Podujevë, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
Pas intervistimit nga policia ai është liruar.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë 25.12.2023-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/