Kanosi babanë dhe familjarët e tij, i dyshuari dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe familjarëve të tjerë.

I njëjti, sipas raportit 24-orësh të policisë dyshohet se është edhe përdorues i substancave narkotike.

I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Prishtinë 08.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë, pasi që i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike. I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme