Kanosi dy persona, arrestohet 20-vjeçari i gjenden armë dhe municion

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe i ka konfiskuar një sasi të armëve i cili kishte kanosur dy persona të tjerë.

Sipas Policisë, pas pranimit të informatave për kanosje me armë zjarri në rrugën ‘Isamajl Kryezin’’ në Prizren, ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin.

Pas marrjes së informacionit, patrulla policore në mënyrë të shpejtë dhe efikase ka lokalizuar të dyshuarin në fshatin Krajk – Prizren. Patrulla policore e Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale : Pistoletë Arex Delta 9×19 Ser.Nr.D50889 + 50 fishekë 9×19 + 2 karikatorë,  Pistoletë Stoger e prodhimit turk T6429-15H00081 +11 Plumba cal 45mm dhe 2 karikatorë, Pistoleta TT e prodhimit jugosllav Ser.Nr. 7571943 + 31 fishekë 7.62mm dhe një karikator , Pushkë gjysmë automatike e prodhimit polak “PRO ARMIS” + 15 fishekë cal. 5.56mm dhëe dy  korniza për municion si dhe një  Durbin”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Bëhet e ditur se i  dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit  ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje me armë zjarri e’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.

Të ngjashme