Kanosi gazetarin përmes rrjeteve sociale, arrestohet një person

Prishtinë | 01 Shk 2025 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur një gazetar në Prishtinë.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Të ngjashme