Dy persona janë arrestuar pasi në gjendje të dehur i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë, derisa ishin në detyrë zyrtare.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:30 në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Më 20.07.2019 në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishek, për të cilën është hapur rast i veçantë”, thuhet në raportin e policisë.