Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, njihet si një nga të mirët e futbollit. Ai ka një veturë modeste Mini Cooper e madje edhe i kishte kërkuar falje një tifozi të ekipit rival, Arsenalit, pasi kishte mposhtur atë.
Por këtë pozitë të të mirit e çimentoi gjatë fundjavës, pasi është zbuluar se ka kaluar mbrëmjen e së shtunës me një grup të personave, të cilët i kishte takuar në një xhami në Moskë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Pasi ndihmoi Chelsean të triumfonte 4:1 ndaj Cardiff Cityt të shtunën, Kante ishte paraparë të kalonte pjesën e mbetur të fundjavës në Paris. Mirëpo, ai humbi trenin Eurostar dhe, si një mysliman i devotshëm, kërkoi në Google xhamitë lokale në mënyrë që të bëjë faljet e mbrëmjes.
Pasi e gjeti një, Kante shkoi atje dhe siç bëjnë gjithmonë të mirët, ai shpejt bëri shokë të rinj. Ata duke mos i besuar fatit se takuan një fitues të Premier Leagues dhe Botërorit, e shfrytëzuan rastin dhe e ftuan Kanten në shtëpi për të kaluar natën.
Këtu do të ndalonin të gjithë yjtë e tjerë të Premier Leagues. Ata kuptueshëm se do të kenë më tepër gjëra luksoze për të bërë sesa për të qëndruar me një grup të të rinjve të shtunën mbrëma. Por jo edhe Kante.
Mesfushori, që është i qetë për nga natyra, por gjithmonë aktiv në fushë pranoi me kënaqësi ftesën e tyre dhe qëndroi me shokët e rinj deri në orët e vona.
Sipas njërit prej personave, që në rrjetin social në “Twitter” ka llogarinë me emrin “@abz-gooner”, nata shkoi në këtë mënyrë: Gjithçka filloi kur Kante humbi trenin Eurostar për në Paris, dhe më pas në Google gjeti një xhami lokale. Më pas ai erdhi dhe hëngri oriz e mish pule në shtëpi të njërit, luajti videolojën FIFA dhe shikoi edhe emisionin Match of the Day” …