N’Golo Kante raportohet se është i hapur që të ribashkohet me Antonio Conten, me këtë të fundit që e do te Interi.
Gjiganti italian ka kohë që po tenton të transferojë mesfushorin francez nga Chelsea, mirëpo që ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
The Blues po kërkojnë 55 milionë euro nga shitja e Kantes, me Conten që punoi me lojtarin në Stamford Bridge.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, trajneri italian beson se me transferimin e fituesit të Kupës së Botës do të kompletohej skuadra e tij.
Conte ka ende shpresë se Chelsea do të pajtohet me shitjen e lojtarit nëse Interi i ofron 55 milionët e kërkuar nga blutë.
Nerazzurët mund të krijojnë fonde në transferimin e Kantes, nëse shesin Milan Skriniarin te Tottenham Hotspuri.