N’Golo Kante do të humbasë përballjen e Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit të mërkurën mbrëma, për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri Thomas Tuchel, në konferencë për media, para ndeshjes kundër Juventusit,
“N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa Christian Pulisic, Reece James dhe Mason Mount do të mungojnë për shkak të lëndimeve”, tha Tuchel.