Kanye West ka ofruar të paguajë plotësisht tarifat e shkollimit të Gianna Floyd.
Kanye West do të paguajë për arsimimin e vajzës së George Floyd, ka thënë një burim për ABC News, transmeton lajmi.net.
West ka dhuruar 2 milion dollarë për bamirësi për Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe George Floyd, ngriti një fond kolegji për 6-vjeçaren Gianna Floyd, dhe ka premtuar të paguajë kostot ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor, shtoi zëdhënësi i tij.
West, i cili vjen nga Chicago, do të sigurojë gjithashtu mbështetje financiare për bizneset në pronësi të njerëzve me ngjyrë në qytetin e tij të lindjes.
Arbery, 25 vjeç, dyshohet se ishte qëlluar dhe vrarë pas kthimit në Georgy në muajin shkurt. Taylor, 26 vjeç, u qëllua tetë herë ndërsa flinte në shtëpinë e tij në Louisville nga policia që ekzekutoi një urdhër kërkimi “pa trokitje” më 13 mars.