Kanye West ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet social Twitter dhe Instagram pas kritikave të shumta që mori pasi e përkrahi presidentin Donald Trump.
Nuk është hera e parë që e bën këtë reperi. Në vitin 2017 Kanye bëri të njëjtin veprim, por i hapi përsëri 11 muaj më vonë kur e lansoj albumin e tij, transmeton Indeksonline.
Pasi i dha përkrahje presidentit Trump, Kanye West mori kritika të shumta nga publiku dhe nga disa koleg të tij.
Në performancën e tij në “Saturday Night Live” javën e kaluar, ai u fishkëllye nga publiku pasi që në kokë kishte kapelën me moton e presidentit amerikan.