Reperi amerikan Kanye West po përballet me pasoja të reja në Evropë, pasi kësaj radhe edhe Franca mund t’i ndalojë një koncert të planifikuar.
Pas ndalimit të hyrjes në Mbretëria e Bashkuar, artisti tani rrezikon që autoritetet franceze të bllokojnë performancën e tij në Marseille, për shkak të deklaratave të tij antisemitike.
Sipas raportimeve, ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez po shqyrton mundësitë ligjore për ta ndaluar koncertin e planifikuar në qershor.
Ndërkohë, kryetari i Marseille, Benoît Payan, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin X më 4 mars, duke theksuar se nuk do të lejojë që qyteti të shndërrohet në një platformë për “urrejtje dhe nazizëm të papenduar”.
Ai shtoi se reperi nuk është i mirëpritur në atë qytet.