Kaos në derbin e Pragës, tifozët pushtojnë fushën dhe sulmojnë lojtarët kundërshtarë

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Skena të paprecedenta janë regjistruar në derbin e zjarrtë të Pragës mes Sllavia Praga dhe Sparta Praga, ku ndeshja u ndërpre në minutat e fundit për shkak të incidenteve të rënda në tribuna dhe në fushë.

Teksa Sllavia po triumfonte me rezultatin 3:2 dhe ishte pranë festës së titullit kampion, situata doli totalisht jashtë kontrollit. Një pjesë e tifozërisë vendase ndezi flakadanë dhe më pas zbriti nga tribuna pas porte, duke pushtuar fushën.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tifozët u përplasën me futbollistët e Spartës, por edhe me tifozët kundërshtarë, duke shkaktuar kaos total në stadium.

Përplasjet sollën momente paniku, ndërsa arbitri u detyrua ta ndërpresë takimin dhe më pas ta mbyllë përfundimisht.

Nga incidentet raportohet se ka mbetur i plagosur edhe portieri, si dhe disa persona të tjerë të pranishëm në fushë gjatë rrëmujës së madhe.
Autoritetet pritet të nisin hetimet për ngjarjen, ndërsa klubet mund të përballen me dënime të ashpra pas skenave të turpshme që njollosën derbin e madh të kryeqytetit çek.

Të ngjashme