Një situatë e parecedentë ka ndodhur në koncertin e Daddy Yankee, ku rreth 4 mijë njerëz hynë me forcë në koncertin e tij, duke shkaktuar kaos.
Ata shkatërruan barrierat, sulmuann stafin dhe makinat jashtë stadiumit kombëtar të Santiagos u dëmtuan, raportuan oficerët.
Është dashur ndërhyrja e autoriteteve për të ndalur turmën, të cilët hodhën ujë.
Videot në mediat sociale tregojnë pjesëmarrësit e koncertit duke vrapuar nëpër portat e sigurisë dhe duke u bashkuar me grupin që ndodhej brenda.
Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale, raportojnë mediat lokale.