Në pikën kufitare të Kakavijës mijëra persona qëndruan të bllokuar edhe të shtunën.
Ata janë shtetas shqiptare me leje qëndrimi në Greqi që po kthehen për t’i shpëtuar rregullit që i detyron të karantinohen një javë.
Pothuajse një e katërta janë shtetas grekë, shqiptarë që kanë fituar nënshtetësinë greke apo edhe minoritarë.
Të gjithë vuajnë pritjen e gjatë e cila ka shkaktuar edhe një krizë humanitare.
Familje të tëra me të moshuar dhe fëmijë të vegjël e kanë shumë të vështirë qëndrimin.
Ndërkohë që te shtunen ndodhi edhe një tragjedi.
Një familje nga Lezha humbi djalin 10-vjeçar i cili është goditur nga nje autoambulancë që kalonte me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës.
Dëshmitarët e aksidentit thanë se dyshonin se ambulanca ishte kthyer në taksi për emigrantët dhe brenda nuk kishte asnjë të sëmurë, njofton Top-Channel.