“Kaos për të gjithë” – VV e kritikon Përparim Ramën për dështim e mosrealizim të premtimeve

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 11:52 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Kaos për të gjithë” është titulluar aktiviteti i Lëvizja Vetëvendosje, i cili është mbajtur për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

Kjo parti në sheshin “Nënë Teraza” ka vendosur pankarta që sipas tyre tregojnë dështimet dhe premtimet që nuk janë realizuar nga kryetari Rama.

Dështim e qeverisjes së Lidhje Demokratike të Kosovës në komunën e Prishtinës, VV-ja i ka lidhur edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, tha se për një vit qeverisje jeta e qytetarëve të Prishtinës është bërë e rëndë dhe më e vështirë.

“Siç mund ta dini, sot janë bërë saktësisht një vit prej se Përparim Rama është betuar si kryetar i Prishtinës. Kjo është arsyeja e këtij aktiviteti të sotëm, këtu në shesh, ku përmes këtyre 12 pamjeve që i kemi marrë neper lagjet te ndryshme te qytetit, i kemi paraqitur këta 12 muaj qeverisje të koalicionit LDK-PDK, në krye me Përparim Ramën”, tha ai.

Ai tha se Prishtina ka më shumë mbeturina, më shumë rrezik nga qenët endacak, kolona të gjatë e shumë probleme të tjera.

E për këto 12 muaj qeverisje Sveçla tha se kemi parë vetëm veprime kozmetike të kryetarit Rama dhe drejtorëve të tij.

“Sot ka më shumë mbeturina, më shumë rrezik nga qentë endacak, më shumë tollovi, kolona më të gjata, më shumë pritje dhe vonesa, parking më të shtrenjtë, taksi me çmim më të lartë, më shumë gropa në rrugë, më pak gjelbërim, më pak ndriçim…e kështu me radhë”.

“Janë këto dukuri që drejtpërdrejtë ndikojnë në përditshmërinë dhe mirëqenën e qytetarëve të Prishtinës dhe e cila, fatkeqësisht, asnjëherë nuk ka qenë më e zymtë dhe më boshe se tani”.

“E tëra çka kemi parë për këto 12 muaj janë disa veprime kozmetike të kryetarit Rama dhe drejtorëve të tij, si dhe disa vendime të pa analizuara e pa menduara mirë, e të cilat vetëm se kanë përkeqësuar gjendjen edhe ashtu skajshmërisht të keqe”, tha ai.

Sveçla tha se 206 premtime e kryetarit Rama kanë mbetur vetëm në letër. Ai tha se për 12 muaj po bëhen marrëveshje të dëmshme për interesin qytetarët, e sipas tij, po abuzohet me buxhetin komunal me lloj-lloj konsulenca milioneshe, të dyshimta e të panevojshme.

“I ka bërë saktësisht 206 premtime. Por, për një vit, të gjitha këto mbetën ashtu siç ishin në fillim, vetëm premtime në letër. Asgjë tjetër. Për më tepër, tash e një vit, kryetari Rama dhe koalicioni i tij LDK-PDK nuk e kanë prezantuar fare programin qeverisës. Pra, Prishtina qeverisët pa program qeverisës”

“Çfarë kemi parë gjatë këtyre 12 muajve: -Kemi parë shumë fjalë dhe demagogji boshe. -Shou mediatik e nivel të lartë të marketingut në rrjetet sociale. -Përvetësim të meritave për projekte që s’kanë fare të bëjnë me nivelin lokal dhe tendencë për të hedhur fajin në nivelin qendor”.

“E çfarë ka ndodhur në realitet gjatë këtyre 12 muajve: -Ka ndodhur kapje klasike e ndërmarrjeve publike komunale; -Po ndodhin punësime të militantëve partiak të LDK-se dhe PDK-se në këto ndërmarrje dhe nëpër dikastere e drejtori të ndryshme; -Po shpërblehen me kontrata njerëz të afërt me partitë në pushtet; -po abuzohet me buxhetin komunal me lloj-lloj konsulenca milionëshe, të dyshimta e të panevojshme, siç është rasti me tenderin 12 milionësh -po bëhen marrëveshje të dëmshme për interesin qytetarë, me operator të ndryshëm ekonomik, siç është rasti me rritjen e jashtëligjshme të tarifave të parkingut nëntokësor; -po bëhet gjithçka për partitë dhe për miqtë e tyre, por nuk po bëhet asgjë për qytetin e për qytetarin”, tha Sveçla.

Asamblis ja e partisë Guxo, Triera Kasumi-Berisha tha se ky ishte një vit i mbrapsht për Prishtinën, për shkak të keq menaxhimit të kryetarit Rama.

“Sot jemi këtu për te shënjuar 1 vjetorin e qeverisjes LDK, PDK dhe Kryetarit Rama, pra dy subjekte politike dhe një kryetarë, 3 qasje të ndryshme qeverisëse”.

“Ky vit që lamë pas e qe ishte vit i mbrapsht për Prishtinën, uroj të mos përsëritet dhe te harrohet sa me parë, si vit i karakterizuar nga çudirat e politikbërjes në nivel lokal, e deri tek keqmenaxhimi e eskalimi i situatës në shume fusha”, tha ajo.

Sipas saj, u deshën më shumë se dy muaj që të ketë mbledhje të rregullt të kuvendit komunat të Prishtinës, raporton EO.

“Filluar me një fushatë enorme prej 206 premtimeve, vazhduar me një fillim të vonshëm të konstituimit të Kuvendit, qeverisjeje pa emëruar me muaj te tere drejtor nëpër drejtori, e me shume se 2 muaj u deshën që të kemi një mbledhje të rregullt!”, tha ajo.

Të ngjashme