Kapacitetet Gjeneruese të njësive KEK

Prishtinë | 20 Qer 2025 | 17:17 | Nga Shenoll Muharremi

Më poshtë në tablë i kemi të paraqitura kapacitetet gjeneruese të njësive të ndryshme të KEK-ut.
Psh vitin e kaluar TC A3 ka generuar 713.7 GWh bruto në total.

Kjo i bjen rreth 81.46 MW në orë mesatarisht. E në qershor të vitit të kaluar ka gjeneruar me një kapacitet më të ulët, rreth 38.75 MW per ore. Gjithsejt janë gjeneruar 27.8 GWh në qershor 2024 nga TC A3.

Në tablen e bashkangjitur shkruan se gjenerimi minimal dhe maksimal është prej 100-130 MWh. Por në realitet sipas raporteve zyrtare të rregullatorit, vitin e kaluar njësia e TC Kosova A3 ka gjeneruar më pak se minimalja e tyre, pra rreth 81.47 MWh mesatarisht.

Në fakt të tri njësistet e TC Kosova A kanë gjeneruar më pak sesa minimumi i tyre vitin e kaluar. Pra rreth 84.52 MWh në mesatare.

Në vijimi janë sa kanë gjeneruar mesatarisht për orë vitin e kaluar secila njësi e KEK-ut:

TC A3 bruto: 81.47 MWh
TC A4 bruto: 80.23 MWh
TC A5 bruto: 91.87 MWh
TC A Shpenzime Vetanake: 32.42 MWh
TC A prag: 221.14 MWh
TC B1 bruto: 232.53 MWh
TC B2 bruto: 219.31 MWh
TC B Shpenzime Vetanake: 47.26 MWh

Të ngjashme