Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 10 telefonave mobilë.
Në këtë pikëkalim është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, derisa pas pyetjes nga ana e oficerëve doganorë personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit, nën karrigen e parë është hasur në mallra të padeklaruara:
Telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushës).
Të gjitha mallrat janë konfiskuar,si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore.