Fluksi i emigrantëve që shkojnë në Shqipëri nga vendet e lindjes vijon, teksa vetëm këtë të martë policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, disa kilometra nga Kapshtica, 11 klandestinë sirianë.
Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik. Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit.
Këtë paradite dhe zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se nuk ka kërkesë zyrtare për krijimin e një kampi refugjatësh, por vetëm Qendra e Azilkërkuesve në Tiranë, ku paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.