17 shtetase të huaja, respektivisht gra me shtetësi ruse dhe serbe janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga aksioni i përbashkët i policisë me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin. Aksioni është realizuar nëpër lokalet e Ohrit.
“Gjatë kontrollit tek një person u gjet marihuanë, si dhe u gjetën 17 shtetase të huaja, katër prej të cilave banonin në kundërshtim me ligjet e vendit (dy nga Rusia që kanë qëndruar më tepër në vend, një nga Serbia, që gjithashtu ka qëndruar më tepër se sa duhej në vend dhe një shtetase e Serbisë, me ndalesë aktive për hyrjes në shtet”, thonë nga MPB, duke shtuar se pronarit të lokalit i është shqiptuar edhe gjobë prej 80.000 denarëve.