Ekonomia Online
FUNDIT

Kapen 20 tonë miniatura të Kullës së Eiffelit

Kapen 20 tonë miniatura të Kullës së Eiffelit

Policia franceze ka kapur 20 tonë miniatura të Kullës së Eiffelit në aksionin e madh kundër tregtisë ilegale të suvenirëve në Paris. Nëntë tregtarë rrugësh janë intervistuar dhe mund të përballen me një proces të shpejtë gjyqësor pas hetimit të gjatë për tregun e zi në kryeqytetin francez. Nën Kullën e Eiffelit, parkingje afër muzeve […]

Policia franceze ka kapur 20 tonë miniatura të Kullës së Eiffelit në aksionin e madh kundër tregtisë ilegale të suvenirëve në Paris.

Nëntë tregtarë rrugësh janë intervistuar dhe mund të përballen me një proces të shpejtë gjyqësor pas hetimit të gjatë për tregun e zi në kryeqytetin francez.

Nën Kullën e Eiffelit, parkingje afër muzeve siç është ai i Louvre, turistët blejnë miniatura të kullës së famshme. Çmimet fillojnë nga 1 euro deri në 10 euro për modelet më të mëdha të Eiffelit, transmeton Koha.net.

Këto suvenire i shisnin kryesisht imigrantët që detyroheshin të iknin nga kontrollet policore.

Këtë javë janë kapur tre tregtarë kinezë të cilët importonin nga vendlindja e tyre miniaturat e Kullës së Eiffelit.

Më shumë se 1 mijë pako, që peshonin 20 tonë, janë kapur në dy depo dhe tri dyqane në rajonin e Parisit.

Vlera e suvenireve shkon deri në 800 mijë euro.

Të ngjashme