Gjatë së dielës policia e Malit të Zi ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës ku janë kapur një sasi e cigareve.
Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, tha se “nuk ka hajgare me shtetin”.
“Mirëpresim reagimin e shpejtë të organeve kompetente në vazhdimin e frenimit të kontrabandës së cigareve ilegale! E premtuam dhe e bëmë: luftën kundër krimit pa falje!” – tha ai.
Me këtë rast është arrestuar shoferi i kamionit një punonjës i Doganës nën dyshimin se kanë lidhje me zhdukjen e cigareve me vlerë gati një milion euro, shkruan Vijesti.