Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se hyri ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë.
Njësitet e Taskë Forcës dhe Dogana e Kosovës kishin gjetur një automjet të braktisur, ndërsa i dyshuari i është shmangur policisë por më pas është kapur.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim: Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.
Malli është dërguar në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.
I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:
Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.