Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona që ishin të shpallur në kërkim.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të kërkuarit u kapën në Vlorë dhe Sarandë.
Njëri nga të kërkuarit ishte 31-vjeçari me inicialet G. D., i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Kurse i kërkuari tjetër ishte 31 vjeç me inicialet K. J., banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.
Policia më tej shtoi se materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.