Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Vërmicë një person shtetas i Shqipërisë, kur tre të tjerë të mitur janë dorëzuar në Policinë e Shqipërisë, të cilët po tentonin të kalonin kufirin me Kosovë ilegalisht.
“Raportohet se njësiti patrullues gjatë patrullimit ka takuar katër të dyshuar shtetas të Shqipërisë, të cilët e kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje ndërsa tre prej të dyshuarve (të mitur) u janë dorëzuar organeve policore të Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.