Kapen mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës në vlerë mbi 3 mijë euro

Prishtinë | 04 Gus 2025 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej 3,264 euro në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë kontrolleve rutinore, dy udhëtarë nga Stambolli u përzgjodhën për kontroll, ku u gjetën produkte kozmetike, ambalazhe dhe ngjitëse me mbishkrime të brendeve të ndryshme.

Sipas Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse. Autoritetet kujtojnë se deklarimi i mallrave është obligim ligjor, dhe mosrespektimi sjell pasoja ligjore, përfshirë gjoba dhe konfiskim.

“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se detyrimi për deklarimin e mallrave është i përcaktuar me ligj. Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje dhe mund të rezultojë me gjoba dhe konfiskim te produkteve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme