Kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Goditet një rast i shitblerjes së drogave të forta në kryeqytet. Në kuadër të operacionit të koduar “Momenti”, policia ka arrestuar në flagrancë 2 të rinj gjatë momentit të shitblerjes së drogës.

Një prej të arrestuarve, 19-vjeçari D. Sh u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit D. F., një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Ndërkaq policia sekuestroi dhe 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë, shkruan rtsh.al.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.

Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.

19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

Të ngjashme