Kapet 34-vjeçari në Kaçanik, kërkohej për kanosje

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person të kërkuar për kanosje, gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Sipas Policisë në Ferizaj, operacioni është zhvilluar më 14 shtator, rreth orës 19:30, nga zyrtarët policorë të Kaçanikut, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë.

Gjatë operacionit është arrestuar V.Q., 34 vjeç, i cili ishte person i kërkuar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë e gjuetisë, së bashku me tri fishekë. Sipas policisë, arma dyshohet se ka lidhje me një video-incizim të siguruar gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm të kanosjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme