Kapet arsenal armësh në veri, pronari i shtëpisë ku u gjet armatimi pjesë e grupit të Banjskës

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë bastisur disa lokacione në veri të vendit, që ndërlidhen me ish-pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëtarë që të grupit të sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një lokacion ka lidhje me personin që ndodhet në kërkim, Marjan Radojeviq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin e Banjskës, ndërsa lokacioni tjetër ndërlidhet me kriminelin tjetër, Zarko Cvetkoviq.

“Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkëpunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin ne kërkim, Marjan Radojeviq. Ndërsa lokacioni tjetër lidhet me një shtëpi në ‘Çeta e Minatorëve’, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin ne kërkim Zarko Cvetkoviq”.

Mësohet se aksioni ka ardhur pas informacioneve dhe bashkërendimit të PK-së me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garanci e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Policia ka bërë të ditur se çfarë është gjetur në këto lokacione, teksa ka prezantuar arsenalin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga veriu i vendit, raporton TV Dukagjini.

“Lokacioni 1: • 3 Arme te gjata AK-47 • 4 Karikatorë me 60 fishekë • 1 krehër me 11 Fishek • 1 këllëf revole • 1 çantë ushtarake;

Lokacioni 2: • 1 rrip brezi me 25 fishek për arme gjuetie. • 23 fishek për arme gjuetie • Pistolete TT me 1 karikatorë me 8 fishek • 3 karikator me nga 8 fishek • 2 karikator ne fotrolle • 28 fishek për arme te gjate • 10 krehër me fishek te armës se gjate (99 fishek) • 1 kuti me fishek 7×62 • 4 pastruese te armës • Kuti me lede te dyshimte;

Lokacioni 3: • Arme e gjate me bajonete • 1 pistolete me 2 karikatorë me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll. • Çantë e zeze me pajisje për pastrim te armës • 2 kutia me nga 50 fishek 7×62 • 3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishek • Arme e gjate gjuetie me çantë;

Lokacioni 4: • Iriq metalik • Jelek i brendshëm Antiplumb • 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100 • 1 Uniforme • Çantë e zeze me pajisje te ndihmës se pare • Adapter për Radiolidhje”.

Të ngjashme