Oficerët korrektues në Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë gjetur tek një vizitor substanca narkotike, të cilat po ia dërgonte vëllait të burgosur.
Policia njofton se substanca narkotike është konfiskuar ndërsa i dyshimti pas intervistës lirohet me urdhër të prokurorit kujdestar. Rasti në procedurë të rregullt.